PLD: Qeveria është dyfytyrëshe me studentët

Partia Liberaldemokrate (PLD) ka akuzuar kryeministrit Nikolla Gruevski për kushtet në Konviktin studentor “Goce Dellçev” në Shkup. Sipas tyre, e qartë është se kryeministrit Gruevski studentët i duhen vetëm gjatë kohës së zgjedhjeve.

“Për fat të keq, edhe këtë vjeshtë kuadrot e ardhshëm të arsimit të lartë përsëri duhet të vendosen në kushtet si në mesjetë, në atë të pëlqyerën për DPMNE, periudhën antike kur njerëzit kanë pasur qasje deri te uji i nxehtë në banjot publike, derisa studenti maqedonas në shekullin 21 është fantastikë shkencore.

Rinia Liberaldemokrate është skajshmërisht e zhgënjyer nga sjellja dyfytyrëshe e Qeverisë ndaj studentëve të cilët janë ardhmëria e këtij vendi.

Për këtë shkak edhe njëherë ftojmë kryeministrin Gruevski që të vizitojë këto vendbanime të tmerrshme, por edhe më mirë do të ishte të mundohet të flejë madje edhe një natë në ndonjërin prej konviktit të studentëve, që personalisht të vërtetohet në çfarë kushte jetojnë ata”, thonë në PLD.

Lajme të ngjashme

Back to top button