Manastir, katër persona të plagosur nga rrufeja

Katër persona kanë marrë plagë si pasojë e goditjes nga rrufeja në një fshat të Manastirit.
Dy barinj dhe dy fëmijë pësuan nga shkarkesa elektrike, e cila në të njëjtën kohë vrau të tërë bagëtinë e kësaj familjeje.

Mbi 70 dele, 5 dhi dhe 2 qen u vranë nga goditja e rrufesë, transmeton portali Aktuale.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17 të ditës së djeshme, teksa dy barinjtë po kullotnin bagëtinë e tyre në afërsi të fshatit Graeshnicë.

Lajme të ngjashme

Back to top button