Kompanitë ajrore izolojnë Izraelin

Pas bllokimit të fluturimeve nga agjensitë amerikane të udhëtimit, mbi qiellin e Izraelit, atë e kanë ndjekur edhe kompanitë ajrore të Francës, Austrisë, LuftHansa dhe Fly Niki të Gjermanisë, dhe shumë kompani të tjera janë duke e shqyrtuar mundësinë e ndalim fluturimeve për në Izrael, transmeton Portalb.

Arsyet e këtij bojkoti vijnë pas konfliktit në Gaza. Në një prononcim për mediat, Peter Their, zëdhënësi i kompanisë austriake AUA, ka thënë, “ Do bllokojmë për 36 orët e ardhshme fluturimet mbi Izrael, për shkak të gjendjes së pasigurtë që mbizotëron atje. Mbi të gjitha, siguria e udhëtarëve ka më shumë përparësi.”

Vëtëm Lufthansa, kas pasur 7-10 fluturime ditore për në Izrael, andaj ky bllokim do i kushtojë rëndë qytetarëve izraelitë, turizmit të shtetit, që faktiksht po e ilozon në këto momente të vështira të saj. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button