Masakra në Gaza, numri i të vdekurve shkon në 644

Numri i të vdekurve palestinez nga masakrat izraelite ndaj Rripit të Gazës është rritur në 644 pas sulmeve të reja në enklavën e bllokuar. Shifrat i bëri të ditura zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë palestineze.

“Të paktën 644 persona u vranë dhe 4080 të tjerë u plagosën në sulmet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës,” tha zëdhënësi i ministrisë Ashraf al-Qodra pwr Anadolu Agency.

Ai tha se viktimat përfshijnë të paktën 164 fëmijë, 79 gra dhe 35 pleq.

Sipas shifrave zyrtare izraelite, 31 izraelitë – përfshirë dy civilë – janë vrarë kur që filluan luftimet.

Në vitin 2008/9, mbi 1500 palestinezë u vranë nga agresori izraelit në operacionin tre javësh, ku nuk munguan as sulmet me bomba fosforike. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button