Kryeministri turk Erdogan: Unë nuk flas me Obamën

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Presidenti i SHBA-ve Barak Obama nuk janë duke folur me njëri tjetrin, tha kryeministri turk në një intervistë për kanalin turk ATV.

Erdogan tha se nuk kishte biseduar me Obamën që prej 20 shkurtit, kur Shtëpia e Bardhë pretendoi se e Erdogani ka “keqkuptuar” përmbajtjen e bisedës.

“Në të kaluarën, unë kam biseduar direkt me Obaman, sepse doja që të punonim së bashku për zgjidhjen e konfliktit në Siri,” tha Erdogan, duke shtuar se ai është ende në kontakt me zëvendëspresidentin e SHBA-ve Joe Biden.

“Unë pres drejtësi në këtë proces. Nuk mund të imagjinoh diçka të tillë nga ata që bëjnë tifo për drejtësinë,” tha Erdogan, duke theksuar se e kishte fjalën për dallimet ndërmjet Ankarasë dhe Uashingtonit në lidhje me çështje të tilla si Siria dhe Gaza.

SHBA përsëri u përplas ndaj komenteve të fundit të Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan, në të cilën ai ka krahasuar sulmet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës me bëmat e liderit nazist Adolf Hitler.

Duke thënë se komente të tilla “të dëmtojë pozitën e Turqisë në botë,” zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki i kishte përshkruar fjalët e Erdogan si “fyese dhe të gabuara.”/mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button