Naumovski është njoftuar me aktivitetet për bisedimet për çështjen e emrit

 

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot i priti Zoran Jolevskin dhe Vasko Naumovskin, të dërguarin e posaçëm të mëparshëm dhe të ardhshëm Republikës së Maqedonisë për bisedimet midis Maqedonisë dhe Greqisë për tejkalim të dallimit rreth emrit nën patronatin e Kombet e Bashkuara. 

Në takim, njoftoi Kabineti i Ivanovit, Naumovski është njoftuar me aktivitetet e deritanishme në kuadër të procesit që zhvilohet nën patronatin e KB-së. 

Presidenti Ivanov i dëshiroi ushtrim të suksesshëm të detyrës, ndërsa Jolevskit iu falënderua për angazhimin e tij të përgjithshëm të deritanishëm dhe për të gjitha aktivitetet e realizuara si i dërguar në bisedimet për dallimin rreth emrit.


 

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot do të ketë takim me Zoran Jolevskin dhe Vasko Naumovskin, të dërguarin e posaçëm të mëparshëm dhe të ardhshëm të shefit të shtetit në bisedimet për dallimet rreth emrit me Greqinë të cilat zhvillohen nën patronatin e KB-së.

Kabineti i Ivanovit mbrëmë njoftoi se ambasadori i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë në SHBA Vasko Naumovski, me vendim të presidentit të shtetit është emëruar në detyrën i dërguar i posaçëm në bisedimet për emrin që i zhvillon mediatori i KB-së Metju Nimic.

Naumovski do ta zëvendësojë negociatorin e deritanishëm të Maqedonisë për emrin Zoran Jolevski, i cili në përbërjen e re qeveritare është emëruar ministër i Mbrojtjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button