DITA 26: A DO TË VAZHDONI NË KËTË UDHËTIM?

Një ndjenjë “trishtimi” mjegullon zemrat tona këtë kohë gjatë çdo viti. Pyesim veten nëse do mund të vazhdojmë të jemi kaq spiritualistë dhe afër Allahut të Lartësuar. Përvojat e shkuara kanë treguar, se ne dështojmë në mbajtjen e ritmit pas Ramazanit. Si mund të sigurohemi ne që udhëtimi nuk përfundon këtu?

Një ndër arsyet e mëdha përse ne “dështojmë” pas Ramazanit është humbja e vetdisiplinimit. Ne kemi­ idenë fallco në mendjet tona që, “Është Bajram! Bëj çfarë të duash!” (Dhe pse gjuhët tona nuk e thonë këtë, veprat tona e bëjnë!)

Një ndër mënyrat më të mira për ta luftuar këtë ide është vazhdimi i ruajtjes së disiplinës në jetën tuaj nga dita e parë e Bajramit. Nga dita e parë e festës, sigurohuni që jeni zgjuar herët dhe qëndroni orët e para të mëngjesit! Mbushini këto orë të çmuara me lexim të qetë, me punë shtëpiake, ose duke nxjerrë fëmijët tuaj në park për piknik.

Shkëputur nga libri “30 Këshilla për Ramazan” me autor Hoxhë Bekir Halimi. Me leje të plotë të autorit.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button