Gold Ag dhe Shpend Ahmeti bashkë në iftar

Organizata “Bereqeti” ka shtruar një iftar sot në xhaminë e lagjes Hajvalia, ku të ftuar kanë qenë edhe disa fytyra publike.

Një iftar të përbashkët u ka rënë ta hanë kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe rep – këngëtari Gold Ag.

Gold AG, më parë e kishte sharë Ilir Deden, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe bashkë-partiak i Shpend Ahmetit.

Në mesin e tyre kishin qenë edhe disa pjesëtarë të KFOR-it Italian dhe shumë qytetarë të Prishtinës.

“Bereqeti” është shoqatë humanitare e cila vepron në kuadër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës.

Ndërsa në fotografinë që ka publikuar Gold Ag në rrjetin social Facebook, shihet vetë këngëtari, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetari i shoqatës “Bereqeti” Fitim Flugaj, njëri nga pjesëtarët e KFOR’it Italian dhe disa persona të tjerë.

Lajme të ngjashme

Back to top button