Apple do të prodhojë 70-80 milionë njësi të iPhone 6

Apple shpreson që iPhone 6 të jetë i madh jo vetëm në madhësi po edhe tek shitjet. Kompania u ka kërkuar furnizuesve që të prodhojnë 70 milionë deri në 80 milionë njësi të iPhone 6, që do të ndahen ndërmjet dy modeleve me ekrane 4.7 inç dhe 5.5 inç.

Rritja e ekranit të iPhone 6 do të sjellë sukses për kompaninë, në krahasim me iPhone 5S dhe iPhone 5C, meqë klientët parapëlqejnë më shumë ekranet e mëdhenj. Kjo do të bëjë që Apple të vihet në të njëjtin nivel me konkurrentët e saj si Samsung dhe LG. Apple ka humbur një pjesë të tregut, meqë pajisjet e kompanive të tjera kishin ekrane më të mëdhenj se ato të Apple-it. Tani, krijimi i iPhone 6 me dy modele me ekrane të mëdhenj do ta ndihmojë Apple-in të dominojë sërish tregun.

iPhone 6 me ekran 4.7 inç do të prodhohet nga Foxconn dhe Pegatron Corp duke filluar nga muaji tjetër. Siç raporton CNET, më shumë se 90% e njësive të porositura pritet të jenë të modelit më të vogël, 4.7 inç. Kjo do të thotë se iPhone me ekran 5.5 inç do të ketë më pak njësi dhe do të prezantohet më vonë, ndoshta nga fillimi i vitit 2015. Burimet e Wall Street Journal deklarojnë se modelet e iPhone 6 do të kenë kasa prej metali ashtu si iPhone 5, si dhe do të vijnë në ngjyra të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button