Gaza: Izraeli sulmom zyrat e Al Jazeera

Një ditë pasi ministri i jashtëm izraelit, Avigdor Liberman, bëri me dije përpara mediave lokale në Izrael, se do bllokojë emitimin e Al Jazeeras në këtë vend, erdhi edhe bombardimi i zyrave të këtij televizioni në Gaza.
“Për fat të mirë nuk ka pas dëme në njerëz edhepse dy raketa precise sulmuan rezidencën dhe zyrat tona,” tha mes tjerash korrespodenti i Al Jazeeras në Gaza, Stefanie Dekker, transmeton Portalb.

Kohëve të fundit, opinionet dhe editorialet e gjigandit mediatik të Katarit, kanë qenë të fokusuara mbi keqinterpretimet e politikave izraelite ndaj Gazës, ku erdhi edhe te përplasja mes tyre.

Deri më tani, Izraeli ka konfirmuar vrasjen e 27 ushtarëve të saj, 2 civilëve dhe se një ushtar është i humbur, por pa potencuar se ka rënë rob i Hamasit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button