Joe Biden e shikoi Putinin në sy dhe i tha: Ti s’ke shpirt!

Nënkryetari amerikan, Joe Biden, në një intervistë në New Yorker kujtoi takimin me presidentin rus, Vladimir Putin.
Takimi ka ndodhur në Kremlin, më 2011, kur Putini ishte kryeministër. Atëherë presidenti amerikan George W. Bush kishte thënë se e ka shikuar Putinin në sy dhe se e ka parë shpirtin e tij.

“Kisha një përkthyes dhe kur ma tregoi zyrën i thash: ‘Është e mahnitshme ajo që kapitalizmi bën, apo jo? Keni një zyre fantastike’! Putini qeshi. Kur u kthye, isha kaq afër me të”, tregon Biden, duke mbajtur dorën vetëm disa metra larg hunde. ‘I thash: Z. Kryeministër, po i shikoi sytë e tu dhe ti nuk ke shpirt’”!

“Këtë e keni thënë?”, pyet gazetari.
“Patjetër”, përgjigjet Biden. “Ai qeshi e tha: ‘Po e kuptojmë njëri-tjetrin’. Ja çfarë njeriu është ai”.

Lajme të ngjashme

Back to top button