fbpx

UEFA të suspendoj pjesërisht stadiumin e PSG-së

Paris Saint-Germain mund të dënohet nga UEFA me mbylljen e pjesshme të stadiumit për ndeshjen e ardhshme të klubit francez në Ligën e Kampionëve.

Ky dënim mund të vijë për shkak se tifozët e kampionit francez kanë fyer tifozët e Chelseas me aftësi të kufizuara, në ndeshjen ndërmjet dy klubeve në sezonin e kaluar.

“Trupi Disiplinor i UEFA-së ka urdhëruar mbylljen e tribunave 104 dhe 105 të stadiumit të Paris Saint-Germain për ndeshjen e ardhshme të klubit francez”.

“Ky Sanksion shqiptohet pasi që tifozët e Paris Saint-Germain kanë fyer tifozët e Chelseas me aftësi të kufizuara në çerek-finalen e parë të Ligës së Kampionëve ndërmjet dy klubeve më 2 prill 2014”, thuhet në deklaratën zyrtare të lëshuar nga UEFA.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close