Kaos bëjn gati hitin e verës, së shpejti publikohet “#Sheqer”

Hip hop grupi Kaos, ka konfirmuar se në ditët në vijim do të publikohet kënga e tyre e re, e titulluar “#Sheqer”.

“#Sheqer” titullohet kënga e re e Kaos, e cila vjen pas një pushimi të grupit nga aktivitetet muzikore, duke parë angazhimet dhe koncertet e shumta në gjithë Evropën.

Por, ata në heshtje kanë punuar në projektin e ri, i cili sipas informacioneve të Telegrafit ka mundësi të jetë hiti i kësaj vere.

Krijuesit e hiteve si “I Like that” dhe “Lule Lule” do të vijnë me një këngë me klip, të realizuar në video nga EMF.

Muzikën e ka punuar Flori Mumajesi, teksa tekstin e kanë shkruar vet Vigani dhe Lumi, bashkë me Florin.

Lajme të ngjashme

Back to top button