fbpx

Koalicioni ultimatum Jahjages: Nëse nuk e nominon Haradinajn, do të çojmë në Kushtetuese

Koalicioni LDK-AAK-Nisma, pas takimit të sotëm konsultativ kanë bërë të ditur se ekziston mundësia që ta pyesin Gjykatën Kushtetuese nëse Presidentja po vepron drejtë apo jo për çështjen e nominimit të mandatarit për formimin e Qeverisë.

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit LDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj pas takimit ka thënë të jetë i çuditshëm pozicioni dhe qasja e Presidentes ndaj rrethanave të tanishme politike.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që çështjen ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Ka mundësi që ne ta pyesim Gjykatën Kushtetuese a ka vepruar drejtë Presidentja që nuk e ka ushtruar të drejtën e vetë për ta dominuar mandatarin, pasi që ka ndodhë seanca. Presidentja po rrezikon që ajo vetë të shkelë kushtetutën. Është një qështje e hapur, në rast se presidentja nuk e shfrytëzon kohën atëherë, do të shohim se si do të sillemi,” ka thënë Haradinaj.

Ndërsa për sa i përket çështjes, që Gjykata Kushtetuese u ka dhënë të drejtë deputetëve të japin mendimin e tyre për çështjen e kryeparlamentarit, Haradinaj ka thënë se i kanë bërë përgatitjet e duhura për përgjigje, duke shtuar se do të përgjigjen si një grup i përbashkët, mirëpo mbetet të bisedohet edhe me Vetëvendosjen nëse do të jetë pjesë e këtij grupi të përbashkët.

Në anën tjetër, për bashkëpunimin me Vetëvendosjen, Haradinaj ka paralajmëruar situatë të re bashkëpunimi më këtë subjekt, dhe takime të tjera me të, transmeton express.

“Është reale që ta kemi një situatë të re të bashkëepunimit me VV’në, e kemi biseduar këtë mundësi edhe sot edhe dje, duhet ta shohim si do të shkojmë më tutje..

Ideja është që të dakordohemi në parime të përgjithshme në bazë të kuotës politike, siç jemi dakorduar ne më parë. Po ashtu edhe VV’ja të marrë pjesë dhe t’i ushtrojë përgjegjësitë kuptohet duke pasur qëndrim të ndarë në tema të caktuara gjatë qeverisjes, që mund të ndodhë që VV’ja të mos pajtohet me ndonjë temë, por që pjesa tjetër e qeverisë pajtohet,” ka thënë Haradinaj, pas takimit.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close