Turqia bojkoton mallrat izraelite

Autoritetet komunale në Turqi janë duke mbështetur bojkotimin e mallrave izraelite, në përgjigje të sulmit ushtarak të Izraelit në Gaza, i cili ka marrë rreth 600 jetë deri më tani.

Autoritetet në Stamboll, Ankara, Bursa dhe qytete në mbarë vendin janë duke refuzuar produktet izraelite në dyqane, kafene dhe qendra rekreative. Autoritetet po ju bëjnë thirrje banorëve të mos i blerë ato, transmeton Mesazhi.

Shumë mallra izraelite përfshirë Coca-Cola, janë bojkotuar një proteste ndaj mbështetjes amerikane për Izraelin.

Sakir Yucel Karaman, kryetar i rrethit Gungoren të Stambollit, tha: “Është e rëndësishme të theksoj se ne nuk duhet ti japim asnjë mbështetje logjistike dhunës izraelite.”

“Në këtë kuptim, ne kemi vendosur për ta bërë të qartë qëndrimin tone, duke mos shitur produkteve të Coca Colas dhe të markave të tjera që mbështesin politikat shtypëse të Izraelit.”

Hilmi Turkmen, kryetari i bashkisë së qarkun Uskudar të qytetit, shtoi: “Ne duhet të paktën të mbështesim vendet muslimane, përderisa të tjerët kanë ulur kokën në një heshtje.”

Bojkoti është zgjeruar masivisht në të gjithë vendin përmes mediave sociale me postime të listës së mallrave të prodhuara në Izrael ose nga kompanitë e lidhura ngushtë me Izraelin.

Lajme të ngjashme

Back to top button