Zyrtare: Rodriguez në Real Madrid

Reali para disa qasteve ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit ofanziv, James Rodriguez nga Monaco.

Lojtari besohet se i ka kushtuar Los Blancos për më shumë se 70 milionë euro dhe ai pritet të bëhet numri 10 i ri i kësaj skuadre.

Kolumbiani ishte një nga më të mirët e Botërorit 2014 dhe gjatë kësaj periudhe ai shprehu dëshirën e tij për të kaluar te Reali i Madridit.

Me ardhjen e tij pritet largimi i Di Maria ose Isco.

Lajme të ngjashme

Back to top button