Fier, kundërshtonte fejesën e mbesës, 73-vjeçari masakron familjen

Krimi brenda familjes godet sërish Shqipërinë. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Suk të Fierit, ku një 73-vjeçar ka kryer një masakër të vërtetë në familjen e tij, duke vrarë dy vëllezërit, kunatën dhe mbesën 17-vjeçare.

Kjo e sotmja duhet të ishte një ditë lumturie për familjen Vrapi, pasi do të fejonin vajzën 17-vjeçare, por xhaxhai i saj e shndërroi në një tragjedi.

Burime nga policia bëjnë të ditur se Bajram Vrapi ka qëlluar me armë gjahu dy vëllezërit e tij, Xhemal dhe Besim Vrapi 69 dhe 60 vjeç, kunatën 43-vjeçare D.V, mbesën 17-vjeç, dhe më pas është vetëvrarë me të njëjtën armë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë fejesa e mbesës 17-vjeçare. Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, 73-vjeçari Bajram Vrapi nuk ishte dakord që mbesa e tij të fejohej me djalin që kishte zgjedhur. Për këtë arsye ai ka shkuar në banesën e të vëllait dhe pas një debati të ashpër ka qëlluar fillimisht  Xhemal Vrapin dhe më pas kunatën, mbesën e tij, dhe vëllain tjetër, i cili u përpoq të dilte nga banesa, por 73-vjeçari e ndoqi duke e qëlluar për vdekje.

Pasi kreu krimin makabër, 73-vjeçari ka shkuar në një arë me misër, ku është vetëvrarë. Mësohet se në momentin e ngjarjes në banesë ndodhej edhe bashkëshortja e autorit, e cila ka mundur të largohet duke iu shpëtuar plumbave. Sipas dëshmitarëve, gruaja është strehuar tek fqinjët, pasi Bajrami e ka ndjekur për ta vrarë. “Po gatuaja, sot kishim fejesën. Dëgjova krismat dhe u largova.”- deklaroi gruaja e autorit.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur krimin makabër.

DESHMITARI: BAJRAMI MË THA I VRAVA TË GJITHË, MË TRAJTONIN KEQ

Samit Toska është personi i fundit që ka folur me autorin e masakrës në Fier, përpara se ai të vetëvritej. I pyetur nga gazetari i “News24”,Agron Llupi, Samit Toska tha se Bajram Vrapi i kishte kërkuar një telefon për të folur me të bijën në Greqi dhe më pas i kishte thënë se i kishte vrarë të gjithë sepse e trajtonin keq.

“Bajramin e takova në rrugë, ishte me armë. Më tha i vrava të gjithë, më trajtonin keq. Negociova me Bajramin që të lëshonte armën, nuk më dëgjoi dhe qëlloi veten me armë ”- deklaroi Toska./ Balkanweb/

Lajme të ngjashme

Back to top button