Çfarë kanë thënë Mandela, Gandi, Ajnshtajni… rreth luftës në Palestinë?

Terrori izraelit kundër palestinezëve vazhdon. Vitet kalojnë dhe në territorin e pushtuar pa shumë të drejta themelore vërehen efekte të thella tek palestinezët. Ata, sot në shekullin 21, janë të vrarë pa mëshirë, të shkatërruar, të larguar nga shtëpitë. Ata kanë të krijuara plagë edhe të tjera që kurrë nuk do të shërohen. Palestina edhe një herë po vdes.

Terrori izraelit kundër palestinezëve po zgjat më shumë se gjysmë shekulli. Për padrejtësinë atje kanë folur shumë njerëz. Ata kanë kërkuar drejtësi për të pafajshmit, duke u lutur që tanket, armët, raketat… të mbeten vetëm në histori, duke u lutur që fjala “pushtim” të ekzistoj vetëm në fjalor.

Ata kanë dashur të tërheqin vëmendjen tonë rreth gjendjes së vështirë të palestinezëve, por bota i ka injoruar, transmeton Telegrafi.

Sot Palestina përsëri është e zhytur në gjak, vuajnë fëmijët e pafajshëm, fëmijë të tjerë vdesin në duart e prindërve të tyre dhe ata që nuk mund të ndalojnë gjakderdhjen heshtin.

Për këtë po iu sjellim citate nga njerëz të cilët nuk kanë heshtur edhe më herët, të cilët janë lutur për Palestinën dhe kanë vënë në pah terrorin të cilin e kanë ushtruar izraelitët, transmeton Telegrafi.

“Palestina është cimento që mban botën arabe ose eksploziv që do ta hidhte në erë atë” – Yasser Arafat.

“Argumenti zionist që justifikon pushtimin nga Izraeli të Palestinës arabe nuk ka bazë inteligjente apo ligjore në historinë dhe fenë e tyre” – Malcolm X.

“Më së shumti do të më pikëllonte të shoh se si sionistët (hebrenjtë) ua bëjnë palestinezëve atë që nazistët ua bënë hebrenjve” – Albert Einstein.

“Ne e dimë se liria jonë është e paplotë pa lirinë e palestinezëve” – Nelson Mandela.

“Palestina i përket arabëve, si Anglia që u takon anglezëve dhe Franca – francezëve. Është e gabuar t’iu imponohen hebrenjtë arabëve” – Mahatma Gandhi.

“Palestinezët janë të ballafaquar me aparteid, sepse ligjet dhe rregullat që zbatohen për hebrenjtë nuk zbatohen për ata. Kjo ndikon në arsim, punësim, martesë, strehim dhe të gjitha aspektet e tjera të jetës së përditshme të njerëzve. Në shumë mënyra, kjo është e ngjashme me sistemin e aparteidit në Afrikën e Jugut…” – PACBI.

“Kontrolli i pështirë dhe drakonian që Izraeli kryen kundër territorit të rrethuar palestinez në Gaza dhe në Bregun Perëndimor të pushtuar (duke përfshirë Jerusalemin Lindor) dhe mohimi i së drejtës së refugjatëve të kthehen në shtëpitë e tyre në Izrael, kërkon që të gjithë njerëzit në mbarë botën të mbështesin palestinezët në çlirimin e tyre jo të dhunshëm” – Roger Waters.

“Ekziston një Palestinë e cila është tek të gjithë ne. Palestina e cila duhet të jetë e shpëtuar. Palestinë e lirë në të cilën jetojnë të gjithë njerëzit, pavarësisht racës, religjionit apo ngjyrës. Palestinë në të cilën fjala ‘OKUPIM’ domethënë vetëm atë që është e shkruar në fjalor dhe jo diçka që lidhet me vrasje, shkatërrim, dhimbje, vuajtje, izolim dhe kufizime të cilat Izraeli i ka ‘injektuar’ në këtë FJALË” – Refaat Alareer.

Lajme të ngjashme

Back to top button