Zhernovski përshëndet deklaratën e Shabanit

Kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski ka përshëndetur deklaratën e djeshme të Ministrit të Vetëqeverisjes lokale, Lirim Shabani, i cili qartë ka treguar dy projektet e kontestuara, Tasino Çeshmiçe 1 dhe Kapishtec-Vodno e që sipas tij janë sjellur në kundërshtim me Ligjin për vetëqeverisje lokale.

Ministri Shabani ka paralajmëruar masa përkatëse nëpërmjet Inspektoratit kompetent në këtë ministri.

“Kjo do të thotë se ka shpresë dhe se në Qeveri dikush do t’i respektojë ligjet. Sot kemi fituar vendimet e nënshkruara të kryetarit të Këshillit. Mendoj se ato janë sjellur në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisje lokale dhe Ligjit për palinifikim hapësinorë dhe urbanistik dhe do të shfrytëzoj të drejtën ligjore si kryetarë komune të ndaloj shpalljen e tyre.

Do të vendos veto për PDU-të dhe në afat prej 7 ditëve ligjore do të shpall edhe arsyet për vendimin e këtillë”, ka deklaruar Zhernovski. Në Ligjin për vetëqeverisje lokale shkruan se pas kësaj, duhet të caktohet seancë e re e Këshillit të komunës Qendër në afat prej 15 ditëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button