Sindikata e arsimit në përkrahje të profesorëve në grevë

Çdo kryetarë dhe sekretarë në njëzet e tre zyra rajonale të Sindikatës për arsim shkencë dhe kulturë (SAShK) prej sot kanë filluar grevë urie në shenjë solidariteti me kolegët e Fakultetit ekonomik në Shtip, Kërste Shajnoski, Margarita Matlieska dhe Aleksandar Kostadinovski.

Greva me këtë po bëhet më masovike, ndërsa në grevë gjithsej po marrin pjesë 49 persona, pasi që organet udhëheqëse të sindikatës kanë vendosur që edhe ato të bëjnë grevë urie, duke u solidarizuar me kolegët e tyre.

“Tek ne kanë ardhur nga zyrat rajonale nga Koçani dhe Shtipi. Të tjerët po bëjnë grevë në zyrat e tyre. jemi falënderues për përkrahjen”, ka thënë për “PlusInfo” Kërste Shajnoski, njëri nga profesorët i cili tanimë dymbëdhjetë ditë nuk ka vendosur asnjë kafshatë bukë në gojë.

Profesorët kërkojnë që të zgjidhen me emërim më të lartë pasi që komisioni recenzent ka dhënë mendim pozitiv, por Këshilli arsimorë-mësimorë nuk e ka pranuar. Me këtë profesorëve u mbaron kontrata e punës.

Lajme të ngjashme

Back to top button