Autobus i policisë përplaset me një dykatësh plot me udhëtarë

Gjatë mëngjesit të sotëm në bulevardin “Aradhët partizane” në Shkup në afërsi të Kishës ortodokse jan përplasur dy autobusë. Autobusi i policisë ka goditur nga pas një autobus dykatësh me udhëtarë të ndërmarrjes publike “Shkupi”.

Aktualish nuk dihet nëse ka pasur persona të lënduar, por duket se më shumë i dmëtuar është autobusi i MPB-së, njofton “Republika”.

Për shkak të reshjeve të shiut rrugët në Shkup janë të lagura dhe rekomandohet që shoferët të kenë më shumë kujdes në komunikacion.

Lajme të ngjashme

Back to top button