Amdi Bajram i hidhëruar: Qeveria më respekton vetëm kur votoj

Zgjedhja e Ejup Rustemit nga BDI për Kryetarë të Komitetit për marrëdhënie ndëretnike si dhe Bllagoja Despotovski nga VMRO-DPMNE për nënkryetar, ka revoltuar deputetin Amdi Bajram. Ai vlerëson se nuk është në rregull vendet e para gjithmonë ti kenë dy bashkësitë më të mëdha etnike në vend.

‘Për kryetarë zgjodhën Shqiptar, për nënkryetar Maqedonas. Ne të tjerët ku jemi? Ne jemi të nevojshëm vetëm kur duhet të japim ‘aminin’ thotë Bajram.

Ai ndjehet i fyer pasi që më herët nuk është konsultuar nga partner e koalicionit, as që e ka ditur se kush janë propozimet por sërish votoi ‘për’.

“E pashë që të gjithë votuan, thash, hajt edhe un”, shprehet i sinqertë Bajram.

Për këtë më vonë deputeti në korridor i është ankuar kryetarit të Kuvendit, nga i cili ka marrë një këshillë praktike, të mos fillojnë nga e hëna me zënka.

Lajme të ngjashme

Back to top button