DITA 25: NJË MËNYRË PRAKTIKE PËR TA PASTRUAR DHE MBAJTUR ZEMRËN TË PASTËR!

I Dërguari i Allahut (alejhis-selam) ka thënë: “Ekziston shkëlqim në gjithçka që largon ndryshun, e shkëlqimi i zemrës është kujtimi i Allahut”. (Sahih El-Bukhari)

I Dërguari i Allahut (alejhis-selam) tha: “Përtëri­jeni besimin tuaj!” I thanë: “Si ta ripërtërijmë besimin tonë, o i Dërguari i Allahut?” Ai (alejhis-selam) u përgjigj: “Duke thënë ‘La ilahe il-lallah/Nuk ka zot tjetër përveç Allahut’ sa më shumë”. (Imam Ahmedi dhe Hakimi)

Ja tek i keni dy porosi të thjeshta për të zbutur zemrën tuaj, për të larguar ndryshkun nga ajo dhe për t’u ndjerë më afër Allahut të Lartësuar, veçanërisht në këto dhjetë ditë të fundit të Ramazanit.

Provojeni sot! Thuaj ‘La ilahe il-lallah” pa pushim – kur ngisni makinën, kur jeni ulur në kompjuter, po gatuani, ose duke luajtur me fëmijët tuaj thuajeni dhe vazhdoni ta bëni!

Shkëputur nga libri “30 Këshilla për Ramazan” me autor Hoxhë Bekir Halimi. Me leje të plotë të autorit.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button