Teoria e Ben Blushit: Shqiptarët të martohen me maqedonasit

Politikani dhe shkrimtari nga Shqipëria, Ben Blushi ka shkruar një libër me titull “Hëna e Shqipërisë”, ku ndër të tjera parasheh edhe raportet e ardhshme që duhet të ekzistojnë në Maqedoni mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Madje, ai jep edhe një “recetë të së ardhmes”, sesi Maqedonia ti shpëtojë kolapsit demografik ku është përfshirë.

“Ajo që mbetet me rëndësi, për shqiptarët e Maqedonisë, kanë të bëjnë me ‘zgjidhjen’ e mundshme të problemit etnik në Maqedoni. Atë që s’mund ta bëjnë politikanët me ligje, do e bëjë vetë populli me kryqëzime dhe martesa, që s’do vonojnë shumë dhe do e bënin bile Maqedoninë si vendin më evropian”, shkruan ndër të tjera Blushi.

Sipas parashikimit të Blushit, “martesat mes shqiptarëve dhe maqedonasve në të ardhmen do të shtohen dhe kjo do të ndihmojë Maqedoninë të dalë nga kolapsi demografik”./albeu

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Hmmm…Ben Blushi i mjere..! Shqiptaret nuk martohen me sllavo maqedonasit sepse femijte e tyre i regjistrojne maqedon sikur qe i regjistrojne femijte e vajzave te reja virgjine te Shqiperise me beqaret 50-60 vjecar maqedonas te cilat femra u nenshtrohen cdo mundimi dhe keqperdorimi nga ana e sllavomaqedonasve dhe s`kane te drejte ta flasin gjuhen amerore!

  2. Ben Blushi kam respekt per ty por kesaj rradhe e paske kenaq muabetin. Ne shtrat me armikun?? Pse nuk thua qe Shqiptaret e Maqedonis sa me shum te martohen me Shqiptaret e Shqiperis?? Ashtu u martuan ni pjes e madhe e Shqiptareve ortodoks te Maqedonis por tani jan me shum maqedon se kurr!!! Kujdes

Back to top button