Fenomeni USHT: Studentët dhe filloristët bashkë! (Foto)

Studimet e disperzuara të Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT) në Shkup, siç mëson redaksia Portalb,  kanë ndryshuar objektin dhe në vitin e ri akademik studentët do të ndjekin ligjëratat në objektin e shkollës fillore “Kongresi i Manastirit”.

Ish objekti i USHT-së në Shkup është braktisur me ç’rast është hequr edhe emri i Universitetit në këto hapësira. Tani siç duket USHT ka siguruar objekt tjetër për studentët shqiptar.

USHT hesht!

Redaksia Portalb edhe pas tentimeve të shumta të kontaktojë me Universitetin nuk arriti të merr një informacion se pse u bë ky ndryshim i objektit.

Hapësira të reja të USHT-së në Shkup
Hapësira të reja të USHT-së në Shkup

Kurse premtimi i bërë nga Komuna e Çairit, se në një pjesë të parcelës tokësore të kazermës ”Ilinden” do të ndërtohet objekt i ri për USHT- në Shkup, siç duket nuk parashikohet të realizohet së shpejti.

Nuhi Dardhishta hesht!

Redaksia Portalb gjithashtu tentoi të kontakton me Përgjegjësin e Sektorit për Arsim në Komunën e Çairit, Nuhi Dardhishta, mirëpo ai ishte i pakapshëm.

Hapësira të reja të USHT-së në Shkup
Hapësira të reja të USHT-së në Shkup

Megjithatë studentët shprehen të befasuar, dhe shpresojnë që kushtet të jenë më të mira në hapësirat e reja.

“Tash vonë  e kuptova këtë lajmë dhe jam habitur, nuk e di se si e kanë bë ndarjen në mes një shkolle fillore dhe një Universiteti, por shpresoj që kushtet të jenë më të mira seç ishin në objektin e mëparshëm”, tha Orhan T., student.

Hapësira të reja të USHT-së në Shkup
Hapësira të reja të USHT-së në Shkup

“Në shtator do e shohim se çka na pret. Shpresojmë që kjo pjesë që i është ndarë USHT-së të plotësojnë kushtet elementare për zhvillimin e mësimit”, tha një tjetër student.

Ndërkaq kohë më parë përveç ankesave që morëm nga studentët për kushtet elementare në ish objektin po ashtu studentët u ankuan edhe për mbyllje të drejtimeve të disperzuara në Shkup.

Ish objekti i USHT-së në Shkup
Ish objekti i USHT-së në Shkup

“Shpresojmë që tani ka hapësira më të mëdha dhe do të kthehen drejtimet që u mbyllën kohë më parë dhe zvogëluan numrin e studentëve në Shkup, duke I shtyrë ata që të udhëtojnë për në Tetovë”, thonë studentët.

Se sa i plotëson kushtet objekti i ri, pritet të shohim në vitin e ardhshëm akademik.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button