fbpx

Qeveria jep 15 milion euro por duhet aplikuar me projekt për ti marrë

Programi i ri i IPARD-it mundëson të financohen turizmi, zejtaria, bujqësia alternative, hotelieria, në mjediset rurale me 15 milion euro. Me këtë do të hapen vende të reja pune, informoi sot në konferencën për shtyp zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev.

Në programin e ri IPARD është parashikuar edhe financimi i parukerive, këndeve të lojërave, kopshteve me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetesës në mjediset rurale, ndërsa do të bashkëfinancohen 50 për qind e mjeteve të investuara.

Për marrjen e të drejtës për shfrytëzim të këtyre mjeteve, Gjorgjiev tha se nevojitet kërkesë deri te Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, me elaborimin për projektin, subjektin, i cili aplikon që të mos ketë borxh ndaj shtetit, si dhe dëshmi për pronësi ose për marrje me qira të tokës ku do të realizohet projekti.

Shpallja duhet të publikohet javën e ardhshme nga ana e Agjencisë për financim të zhvillimit bujqësor dhe rural dhe do të zgjatë 45 ditë. Për informacione të hollësishme prej nesër qytetarët mund të drejtohen në Agjenci, ku do të hapet numër telefoni falas 0800 12 12 1.

Deri më tani Qeveria disa herë me rradhë jep para si masë pët zbutjen e papunësisë e cila sillet rreth 30% . Analiza e Portalb hap çështjen sa sa afatgjate janë bizneset e reja të hapura me injektime parash nga shteti? /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button