Turqia shpall tri ditë zi kombëtare për Palestinën

Turqia ka shpallur tri ditë zie kombëtare për shkak të viktimave palestineze. “E dënojmë masakrën izraelite ndaj popullit palestinez”, ka thënë zv/kryeministri tur, Bulent Arinc në Ankara pas mbledhjes së qeverisë.

“Në shenjë solidariteti me popullin palestinez, janë shpallur tri ditë zie, duke filluar nga nesër”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, kryeministri turk, Recep Tayip Erdogan ka dalë në mbrojtje të popullit palestinez, duke u paraqitur si lideri i vetëm global që e bënë një gjë të tillë, por gjithçka ka mbetur vetëm në deklarata.

Ai ka ngjallur zemërim në Izrael dhe SHBA për shkak se hapur e krahasoi mentalitetin e disa politikanëve çifut me Adolf Hitlerin. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button