Ymeri: Zgjedhjet, shpëtim për vendin

Duke i analizuar pozitat e tyre ekzekutive që i kanë pas deri më tash, të tre liderët e koalicionit, Lëvizja Vetëvendosje ka humb besimin në ta dhe për këtë ka kërkuar që çdo marrëveshje e arritur me qenë e nënshkruar.

Kështu ka thanë në një intervistë për televizionin Rrokum, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.
Sipas Ymerit, nëse lista “Srpska” vendosë kushte për me hy në koalicion atëherë Vetëvendosje mbetet në opozitë, e nëse “Srpska” s’ka kushte, Vetëvendosje nuk e sheh problem bashkimin në një koalicion të përbashkët.

E si takon dialogut me Serbinë, Ymeri ka thanë se nuk ka qenë Vetëvendosja ajo që ka kërkuar të marrë primatin dhe barrën e udhëheqjes së bisedimeve. Kjo, sipas tij i është kërkuar Vetëvendosjes, që kur është lidh koalicioni ndërmjet LDK-së, AAK-së e Nismës, dhe asht nomin Ramush Haradinaj për kryeministër.

Por, gjithçka u prish, thotë Ymeri, kur erdhi takimi i liderëve ku pritej nënshkrimi i kësaj marrëveshje, dhe i akuzon, Mustafën, Haradinajn e Limajn, se ata nuk e mbajtën fjalën.

E sipas tij, Vetëvendosje është e gatshme për të shkuar në zgjedhje, e madje thotë Ymeri, se pas gjendjes së re të krijuar, zgjedhjet kishin me qenë “shpëtim” për vendin.

Madje, që nga 17 Korriku, Ymeri thotë në këtë intervistë të mos je reali asnjë takim tjetër ndërmjet liderëve të koalicionit me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti.

Lajme të ngjashme

Back to top button