Gjykatat në ndjekje penale, ndaj protestuesve, kërkojnë 25 mijë euro për dëmet

Gjykatat e dëmtuara nëpërmjet përfaqësuesve të tyre, në seancën e sotme të të akuzuarve për dhunë protestat e për rastin “Monstra” në Shkup, i janë bashkangjitur ndjekjes penale, duke kërkuar kompensimin e dëmit të shkaktuar në objektet e gjykatave që llogaritet në 25 mijë euro.

Në seancën e sotme si dëshmitar u paraqitën edhe përfaqësues të dy Gjykatave Themelore. Përfaqësuesi i Gjykatës Penale tha se ka pasur informacione se protestat do ët jenë paqësore, por kur në drejtim ët gjykatës hidheshin gurë atëherë të punësuar kanë pasur frikë nga ngjarja.

Përfaqësuesi  I gjyqit të qytetit, ka theksuar se ndërtesa e gjykatës është dëmtuar nga gjuajtja me gurë duke thyer dritaret e shtrenjta. Dëmi shkaktuar është vlerësuar në 25 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button