​Paqe mes Ledrit dhe Noizy-t? (Foto)

Mes tyre ka qenë gjithnjë luftë e hapur, madje kohët e fundit reperi Noizy ka kënduar një tjetër këngë ofenduese nga Ledri Vulës, duke përmendur sërish këngëtaren Dafina Zeqiri. Por vetëm pak ditë më parë Noizy ka publikuar një poster ku dy reperin do të performonin në të njëjtin koncert në Ulqin në datën 20 korrik.

Mesa duket armiqësia mes tyre është sheshuar disi kur në rrjetet sociale është publikuar një foto ku Ledri dhe Noizy janë së bashku. Nuk dihet nëse reperët kanë bërë paqe apo nëse i kanë kërkuar falje njëri-tjetrit për incidentet e shkaktuara. Sipas Telegrafit miq reperë të Ledrit janë edhe miq shumë të afërt në hip-hop të Noizyt, kështu që këta miq të përbashkët kanë qenë faktorë në stabilizimin e marrëdhënieve mes dy reperëve.

Por menjëherë pas kësaj foto ka reaguar ish-menaxheri i “Babastars”, Drin Zatriqit, sipas të cilit nuk ka sens pajtimi mes Noizyt dhe Ledrin. Zatriqi i cili edhe vet ishte i përfshirë në këtë konflikt nuk përmendi emra në postimin e tij. Nuk dihet ende nëse mes dy reperave tashmë ka paqe apo të paktën “armëpushim”./shqiptarja/

Lajme të ngjashme

Back to top button