Turqia mobilizohet për një operacion ndërtimor në Gazë

Turqia vazhdoj të hedh hapa të njëpasnjëshëm për Palestinën, në një kohë ofensiva e Izraelit nuk ka lënë gurë mbi gurë në Gazë.

Turqia do të nisë operacionin ndërtimor për infrastrukturën dhe ndërtesat e rrënuara të Palestinës.

Partia AK në pushtet formulën e “bashkive dhe komunave binjake” që ka zbatuar ndërmjet qyteteve në Turqi do ta aplikojë edhe për Palestinën, transmeton TRTshqip.

Operacioni ndërtimor i Turqisë do të fillojë në momentin që arrihet armëpushimi.

Për rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar, ndërtesave publike që kanë dalë jashtë përdorimit do të përdoren mundësitë që disponojnë bashkitë e metropoleve në Turqi, si ajo e Stambollit, Ankarasë e Konjës.

Ndërkaq Agjencia e Kryeministrisë së Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyre dhe Emergjencave (AFAD) deri tani e ka ndihmuar Gazën me ilaçe dhe pajisje sanitare e mjekësore që kapin vlerën 1,5 milionë dollarë.

Nën drejtimin dhe koordinimin e AFAD-it në ditët e ardhshme do të dërgohen në këtë rajon edhe ndihma ushqimore.

Lajme të ngjashme

Back to top button