Spitalet në Maqedoni, zhyten në borxhe të pakthyeshme

Objektet shëndetësore në Maqedoni, po ballafaqohen me borxhe të cilët rriten vazhdimisht dhe për ta thuajse nuk kurrfarë mundësie për kthimin e borxheve, ku është konstatimi I Fondit për Sigurimin Shëndetësorë.

Në mesin e  borxhlinjve më të mëdhenj janë spitali i Kumanovës, Prilepit, Ohrit, siptali “8 shtatori, spitali kirurgjikal i qytetit, Instituti për Transfuzilogji, klinikën për radioterapi dhe onkologji.

Drejtorët e spitaleve, edhe pse të vetëdijshëm për situatën e vështirë, ngushëllimin e  gjejnë në atë se këto borxhe janë të kthyeshme.  Por, sipas Fondit, borxhet e pa likuiduara që në muajn prill kanë qenë 41 milionë euro, tani ka një rritje prej 4.2 për qind krahasuar me janarin kur borxhi ishte 40 milion euro. Profesori i Shëndetit Publik dhe Menaxhimit të Shëndetit në Universitetin e Sofjes,  Metodija Trajanovski paralajmëron se situata nuk është aspak naive.

“Sipas raportit të fundit të realizimit të fondeve nga buxhetet e institucioneve shëndetësore publike, ne shohim një tendencë të rritjes së pafavorshme në totalin e detyrimeve në objektet shëndetësore. Ende më alarmante është rritja e borxhe të paqëllimshme për vitin 2014 e cila shkakton bllokimin e llogarive të shtëpive ët shëndetit nga furnizuesit me barna”, tha Trajanoski.

Spitalet kryesisht u kanë borxhe furnizuesve me barna dhe material harxhuese medicinale dhe për këtë llogarit e tyre bllokohen shpesh. Prodhuesit shpesh kërcënohen se do të ndalojnë dërgimin e materilave shëndetësore dhe barnave dhe kjo krijon frikë tek menaxherët.

Deri në muajin prill, spitalet kanë krijuar borxh ndaj furnizuesve 40 milion euro si dhe 35 milion euro borxh në baza të ndryshme për të njëjtën periudhë, tregojnë të dhënat e Fondit për Sigurim Shëndetësorë.

Vetëm për të furnizuesve dhe vetëm deri në prill Spitalet grumbulluar pothuajse 40 milionë borxh, dhe mbi 35 milionë borxhi në baza të ndryshme për të njëjtën periudhë, sipas Fondit.

Lajme të ngjashme

Back to top button