Sadiki dhe Trajanovski inspektojnë punimet në rrugën e Batincës

Komuna e Studeniçanit në bashkëpunim me Ndërmarrjen publike për rrugë shtetërore dhe qytetin e Shkupit në rrugën kryesore në fshatin Batincë vendosi ndriçim të ri në gjatësi prej 2,2 kilometrash dhe ndërtoi shteg këmbësorësh.

Me 79 shtylla ndriçimi është ndriçuar pjesa 500 larg pompës së benzinës në Batincë. Krahas kësaj është vendosur edhe sinjalizim përkatës në gjatësi prej 10 kilometrave. Investimi është me vlerë prej 30 milionë denarëve, të siguruara përmes huas nga Banka Botërore.

Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Lupço Georgievski në përurimin zyrtar paralajmëroi ndriçimin dhe ndërtimin e shtegut të këmbësorëve nga fshati Batincë drejt Draçevës.

“Ashtu siç ishte e paraparë me projekt pas përfundimit të punimeve sot u lëshua në përdorim shtegu me gjatësi prej 2.200 metra nëpërmjet fshatit Batincë bashkë me ndriçim publik sipas gjitha standandarteve, ndërsa në gjatësi prej 10 km përgjatë rrugës regjionale u vendosën dhe ndërtuan shenja të reja dhe sinjalizim modern”, tha me këtë rast Lupço Georgievski drejtor i Ndërmarrjes për rrugë shtetërore.

Sipas kryetarit të Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, bëhet fjalë për investim të rëndësishëm me të cilin rritet siguria në komunikacion dhe përmirësohet jeta e banorëve të Batincës.
“Jam i kënaqur pasiqë po lëshohet në përdorim një projekt i rëndësishëm për qytetarët e Komunës së Studeniçanit dhe Komunës së Kisella Vodës pasi që ky projekt kalon në teritorin e këtyre dy komunave. Kjo punë që është bërë do ta rrisë sigurin e qytetarëve që jetojnë në këtë vendbanim të Komunës së Studeniçanit”, vlerësoi kreu i qytetit të Shkupit Koce Trajanovski.

Ndërkaq kryetari i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiki theksiou se sot në mënyrë të veçantë është i knaqur dhe ndihet shumë krenarë sepse po ndodhë një gjë e mirë për Komunën tonë e në veçanti për banorët e fshatit Batincës.

“Ky projekt i realizuar është i një rëndësie të madhe për qytetarët tonë sepse kjo rrugë ka qenë shum e rrezikshme për kalimtarët e në veçanti për fëmijët. Një herë isha i gëzuar se sot po lëshohet në përdorim ky projektë i ndërtuar deri këtu mirëpo deklarata e drejtorit të Ndërmarrjes për rrugë shtetërore se ky projekt do të vzahdon të ndërtohet deri te ura e lumit Marko më bëri që unë bashkë me qytetarët e komunës së Studeniçanit të jemi edhe më shumë të gëzuar dhe të lumtur. Qytetarët e Komunës së Studeniçanit e në veçanti banorët e Batincës nga kjo punë po ju mundësohet lëvizje e lirë dhe e sigurtë dhe jëtë më e mirë”, theksoi kryetari Sadiki para të pranishmëve më këtë akt solemn.

Në përurimin e rrugës së ndriçuar dhe shtegut të këmbësorëve mori pjesë edhe kryetari komunës së Kisella Vodës Biljana Beliçanec-Aleksiq.

Lajme të ngjashme

Back to top button