Anulohet gjykimi për vjedhjet në Muzeun e Maqedonisë

Gjykimi për rastin “Vjedhja në Muzeun e Maqedonisë” në Gjykatën Themelore Shkup 1 sot është anuluar me kërkesën e Mbrojtjes, pasi që nuk i ka marrë dëshmitë e marra në procedurë para hetimore.

Seanca e re është caktuar për një muaj. Deri atëherë avokatët duhet t’i furnizojnë shkresat për lëndën e Prokurorisë dhe të përgatiten për seancën. Me aktgjykimin janë përfshirë shtatëpersona, në mesin e të cilëve edhe ish-drejtori i Muzeut.

Nga Muzeu mungojnë rreth 166 artefakte, ndërsa të akuzuarit ngarkohen për tjetërsimin e trashëgimisë kulturore me rëndësi të veçantë në pronë shtetërore, punë të pandërgjegjshme në shërbim dhe keqpërdorimin e pozitës shtetërore dhe autorizimit dhe për fshehje.

Të dyshuarit, sipas aktakuzës, i kanë nxjerrë gjësendet me vlerë nga depot e Muzeut dhe i kanë shitur në artari.

Lajme të ngjashme

Back to top button