Çdo i pesti qytetar anëtarësohet në parti politike

I nevojitemi Maqedonisë të jemi bashkë! “Kjo është motoja nën të cilën ditëve të fundit partia në pushtet VMRO-DPMNE po bën mobilizim të anëtarëve të rinj.

Fushatën posaçërisht e motivon anëtarësimi në parti në mënyrë elektronike. Ky është mobilizimi i dytë partiak i partisë së Nikolla Gruevskit në dy vitet e fundit.

Në vitin 2012 aksioni ka rezultuar me dhjetëra- mijëra qytetarë të cilët kanë marrë librezë anëtarësie nga VMRO-DPMNE. Por ajo nuk është e vetmja parti që mendon se sa më shumë anëtarë do të thotë edhe parti më e mirë.

Mobilizim të anëtarësisë para dy viteve kishte edhe LSDM-ja e Zoran Zaevit, edhe atë më shumë në kohën e të ashtuquajturës “punë verore”, ndërsa socialdemokratët në ndërkohë disa herë reklamojnë anëtarësimin elektronik nëpërmjet ueb-faqes së partisë si mënyrë më e lehtë të evidentohen në evidencën partiake, njofton “Dnevnik”.

Mobilizim të anëtarësisë shpesh bëjnë edhe partitë shqiptare.

BDI është rinumëruar dhe ka zbatuar regjistër elektronik të anëtarëve para një viti jo të plotë, ndërsa PDSH, muajve të kaluar është aktive në terren, posaçërisht pasi që kryetari i Strugës Zijadin Sela po distancohet nga Menduh Thaçi dhe kërcënohet se do të merr një pjesë të anëtarësisë partiake. Pse partitë përherë hyjnë në garë pas anëtarëve?

Lehtë i fitojnë, lehtë i humbin

“Bëhet fjalë për aksion të rregullt për motivim të qytetarëve që duan t’i bashkëngjiten partisë. Organizojmë fushata të këtilla dhe kjo nuk është asgjë e re, në këtë mënyrë mobilizojmë njerëz dhe kuadro, ndërsa nëpërmjet promovimit publik të fushatës duam të tregojmë se jemi të hapur për të gjithë të interesuarit.

Fushatat e këtilla janë mënyra më e lehtë për anëtarësim të gjithë atyre që deri tani kanë pasur ndonjë hezitim ose dyshim t’i qasen partisë ose kanë pasur probleme këtë ta bëjnë në organizatat lokale.

Për ne kjo është e rëndësishme sepse nga mobilizimi i fundit fituam njerëz të ri me ideja të reja, të cilat u treguan në strukturat brenda partiake, ndërsa disa prej tyre arritën edhe deri te funksionet në pushtetin ekzekutiv”, shpjegojnë nga VMRO-DPMNE për aksionin e fundit.

Lajme të ngjashme

Back to top button