Ejupi shënoi golin e parë në Tajlandë (Video)

Muzafer Ejupi pas largimit nga Kampionati i Maqedonisë, ka shënuar dhe golin e parë në kampionatin futbollistik të Tajllandës, ku po luan me skuadrën Soklla Junajted.

Shkupjani, Ejupi ka shënuar golin e tij të parë në sfidën e tretë në fanellën e skuadrës së re, në të cilën erdhi nga Horizont Turnova, gjatë kësaj vere.

Festa e zakonshme e Muzafer Ejupi
Festa e zakonshme e Muzafer Ejupi

Ejupi hapi rezultatin në minutën e 6-të në përballjen me skuadrën Armi Junajted, duke i dhënë epërsi vendasve, por kjo nuk i mjaftoi ekipit për të shënuar fitore, pasi deri në fund të ndeshjes, kundërshatrët barazuan shifrat në 1:1. / Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button