Hapet shtëpia kombëtare hungareze e tregtisë në Shkup

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri sot morri pjesë në ceremoninë solemne të hapje së Shtëpisë kombëtare hungareze të tregtisë në Shkup, që do të jetë qendër për ndërlidhjen e biznesmenëve nga dy vendet .

“Për ne, si vend nikoqir, përzgjedhja pikërisht e Shkupit për të hapur Shtëpinë kombëtare hungareze të tregtisë,  kundrejt vendeve tjera të rajonit, në radhë të parë do të thotë nder dhe privilegj, por edhe një mundësi për të thelluar bashkëpunimin përmes zgjerimit dhe rritjes së bashkëpunimit bilateral ekonomik midis Republikës së Hungarisë dhe Republika e Maqedonisë “, tha Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, gjatë ceremonisë solemne të hapjes zyrtare të Shtëpisë kombëtare hungareze të tregtisë tregtar kombëtar në Shkup.

Shtëpia kombëtare hungareze e tregtisë është themeluar nga Qeveria hungareze dhe Oda ekonomike e tregtisë dhe industrisë së Hungarisë, si pjesë e strategjisë së re për hapje kah lindja, që ka për qëllim kërkimin e tregjeve të reja dhe mundësive të reja për kompanitë hungareze, një ndër to padyshim edhe Ballkani perëndimor.

“Me hapjen dhe ekzistimin e Shtëpisë hungareze të tregtisë mundësohet  përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, përmes realizimit të objektivit të saj kryesor – lehtësimin e kontakteve ndërmjet kompanive nga Maqedonia dhe Hungaria, dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre. Në këtë drejtim unë do të doja t’u apeloj biznesmenëve të shfrytëzojnë maksimalisht këtë mundësi dhe të fillojnë shumë storje të reja suksesi të bashkëpunimit, dhe në këtë mënyrë të krijojnë rrugë të reja të bashkëpunimit tregtar”, theksoi Ministri Neziri.

Zëvendës ministri për punë të jashtme dhe tregti ndërkombëtare i Republikës së Hungarisë Peter Sijarto, që kryeson delegacionin e Qeverisë së Hungarisë, tha se vetë prania e ministrave të ekonomisë dhe punëve të jashtme në këtë ngjarje festive është dëshmi e tendencës së Qeverisë së Maqedonisë për të thelluar më tej marrëdhëniet dypalëshe midis Maqedonisë dhe Hungarisë.

“Qeveria hungareze, gjithashtu është zotuar të punojë në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe. Në strategjinë tonë të tregtisë, Republika e Maqedonisë ka një vend të rëndësishëm. Hungaria ka një ekonomi shumë të hapur dhe strategjia jonë e tregtisë së jashtme ndikon në masë të madhe në ecurinë e përgjithshme të ekonomisë kombëtare. Për ne është shumë e rëndësishme, pjesëmarrja e përbashkët në tregjet e Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor. Dhe për shkak se me Maqedoninë kemi ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera politike, e vlerësojmë si një partner të rëndësishëm në Hungari. Republika e Maqedonisë në të kaluarën bëri rezultate të shkëlqyeshme ekonomike, dhe kjo është një mundësi e mirë për të përmirësuar bashkëpunimin e ndërsjellë, sidomos në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, tha Sijarto.

Lajme të ngjashme

Back to top button