DITA 24: VETËM PËR VETËM ME ZEMRËN TUAJ

Nëse po qëndroni në namaz këto ditë të Ramazanit, duke bërë më të mirën për t’u ndjerë më afër Allahut të Lartësuar, pavarësisht se ndjeni akoma njëfarë distance; nëse po habiteni përse njerëzit përreth jush po qajnë si fëmijë, ndërsa ju jeni totalisht indiferent; nëse dëshironi të jeni prej atyre me zemra të mira dhe sy lotues në Ramazan, por kjo nuk po ndodh dhe po dështoni në arritjen e nivelit të tillë në adhurimin tuaj shpirtëror – atëherë është koha për të patur një bisedë vetëm për vetëm me zemrën­ tuaj.

Pyeteni zemrën: Pse është aq e ftohtë? Përse Fjalët e Krijuesit nuk ndikojnë në gjendjen e saj? A është ajo aq arrogante sa të mos ndjejë nevojën për Zotin e saj?!

Pse është kaq e rëndë? Pse nuk shpreh emocione, qoftë në lot apo gëzim, duke qenë me Krijuesin e saj? Pse është hipokrite? Do qante gjatë shikimit të një filmi dhe pse e di se nuk është i vërtetë, por pse nuk qan atëherë kur dëgjon të vërtetën rreth destinacionit të fundit?

Vazhdoni të gërmoni sa më thellë derisa të gjeni përgjigjen. Merreni zemrën tuaj të thyer përpara Alla­ hut të Lartësuar këtë Ramazan. Nuk ka ndjesi më të ëmbël sesa një zemër e sinqertë, e cila derdh lot për Allahun. Mos e lër muajin e Ramazanit të ikë pa qarë të paktën njëherë përpara Allahut të Lartësuar.

Shkëputur nga libri “30 Këshilla për Ramazan” me autor Hoxhë Bekir Halimi. Me leje të plotë të autorit.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button