Thaçi: Aspiratat e Kosovës, janë euroatlantike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin Mark Ferguson III , i cili e nis misionin e ri në këtë post.
Në takim ka marrë pjesë edhe admirali Bruce Clingan, i cili e përfundon misionin, si dhe komandanti i KFOR-it, gjenerali Salvatore Farina.
Në takim është diskutuar për situatën e përgjithshme në Kosovë, me ç’ rast kryeministri Thaçi potencoi se aspiratat e institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës janë aspirata euroatlantike, prandaj duhet të punojmë bashkërisht.
Duke shprehur konsideratën më të lartë për admiralin Bruce Clingan, dhe për punën e tij në shërbim të forcimit të paqes dhe të stabilitetit rajonal, kryeministri Thaçi ka theksuar se ekspertët ushtarakë të NATO-s janë më meritorët për ngritjen dhe profesionalizimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, në përputhje me standardet e NATO-s.
Nga ana e tij, Admirali Mark Ferguson III u shpreh të jetë i kënaqur me përparimet që po shënon FSK-ja dhe u zotua se do të vazhdojnë të përkrahin zhvillimin e saj edhe në të ardhmen.
Admirali Ferguson III poashtu theksoi se KFOR-i çdo herë do të jetë i gatshëm të mbështesë paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon.

Lajme të ngjashme

Back to top button