Në Kuvendin e Maqedonisë sot seanca do të mbajnë gjashtë komisionet

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për çështje evropiane, për punë dhe politikë sociale, për shëndetësi, për transport, lidhje dhe ekologji, për arsim, shkencë dhe sport, si dhe Komiteti për marrëdhënie midis bashkësive.

Në rend dite të Komisionit për çështje evropiane është Raporti për realizimin e aktiviteteve të Programit nacional për miratimin e së drejtës së Bashkimit Evropian – rishqyrtimi viti 2014, për periudhën nga 1 janari deri më 31 mars 2014 (kuartali i parë), si dhe Propozim-ligji për parandalimin e larjes së parave dhe për financimin e terrorizmit, në lexim të parë.

Anëtarët e Komisionit për punë dhe politikë sociale do të diskutojnë për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Regjistër të veçantë për personat e dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm për vepra penale për keqpërdorimin seksual të personave minorenë dhe për pedofili, në leximin e dytë dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për familjen në lexim të parë.

Në rend dite të Komisionit për shëndetësi janë propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor dhe për plotësimin e Ligjit për transplantimin e pjesëve nga trupi i njeriut për shërim, të dy në lexim të dytë. Anëtarët e Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji do të debatojnë për propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për veprim me objektet e ndërtuara në mënyrë të paligjshme, për ndërtim, për transport në komunikacionin rrugor, të tre në lexim të dytë.

Komisioni për arsim, shkencë dhe sport do t’i shqyrtojë Propozim-ligjet për akademinë sportive, në lexim të dytë dhe Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë në lexim të parë.

Në rend dite të Komitetit për marrëdhënie midis bashkësive është zgjedhja e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të Komitetit për marrëdhënie midis bashkësive.

Lajme të ngjashme

Back to top button