Edukata e agjërimit dhe sadakatul fitri

Transmetohet nga Ibn Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: ” I Dërguari i Allahut e obligoi dhënien e sadakatul fitrit që të jetë pastrim për agjëruesin nga fjalët e kota dhe të pahijshme dhe ushqim për të ngratët (varfërit). Dhe kush e jep sakadul fitrin para faljes së namazit (të bajramit) sadakaja (zekati) i tij është i pranuar.

Ndërsa kush e jep pas faljes së namazit, atij i llogaritet sikur lëmoshë e thjeshtë (e jo si sadakatul fitr).”

Transmetohet nga Abdullah ibn Thalebe ibn Abdilah ibn Suajr nga babai i tij se ka thënë: Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Saun (2.5 kilogram) drithë apo miell është obligim që të jepet për çdo njeri, i madh apo i vogël qoftë ai, i lirë apo rob qoftë ai, mashkull apo femër ,i pasur apo i varfër qoftë ai. Përmes kësaj Allahu pasanikun e pastron, ndërsa të varfrit i dhuron më tepër nga ajo seç ka dhënë (sadakatul fitr).”

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Kush nuk largohet nga fjalët e kota dhe veprimin me to, Allahu nuk është i nevojshëm që ai të largohet nga pija dhe ushqimi.”

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Nuk është agjërim vetëm të largohesh nga ushqimi dhe pija, por agjërim është të largohesh edhe nga fjalët e kota dhe të pahijshme. Nëse dikush të ofendon ose të sulmon, ti thuaji: Unë jam agjërues, unë jam agjërues.”

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Ka mundësi që shumë nga agjëruesit të fitojnë nga agjêrimi i tyre vetëm uri dhe etje. Dhe ka mundësi që shumë nga namazfalsit e natës të fitojnë nga namazi i tyre vetëm pagjumësinë e tyre.”

Autor: Muhamed Ahmed el Adeui

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button