fbpx

​Në Sarandë mbërrin anija më e madhe me vela (Video)

Anija turistike e llojit Veliere, Sea Cloud është ankoruar sot në portin e Sarandës.

Mjeti lundrues i cili është i përmsave gjigande solli në qytetin bregdetar 64 turistë, të cilët erdhën nga Greqia dhe destionacionin e ardhshëm kanë Dubrovnikun.

“Është anija me vela më e madhja që vjen në Sarandë. Kapaciteti i saj është gati 200 pasagjerë. Sot ka prurë gati 64 pasagjerë. Vjen nga Greqia, niset ne Dubrovnik.” shprehet një pushues

Anija Veliere vjen dy herë në muaj në qytetin e Sarandës, teksa sjell për të vizituar këtë destinacion turistë nga vende të ndryshme të botës.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close