Vdiq nga arrestimi i dhunshëm: Tha se nuk po merr frymë, policët nuk e lëshuan! (Video)

Një burrë vdiq teksa po arrestohej nga policët në Staten Island të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Viktima Eric Garner, 43 vjeç, mendohet se do të arrestohej për shitjen e paketave të cigareve pa pullë. Policia pastaj kërkoi arrestimin e tij.

Kur e rrëzuan, edhe pse tha disa herë se nuk po mundte të merrte frymë, policët s’e lëshuan. Kjo shkaktoi edhe vdekjen e personit që peshonte 160 kilogramë.

Garner u dërgua në një spital ku u shpall i vdekur. Autoritetet thanë se vdiq nga një sulm në zemër.

Dy policë janë pushuar nga puna dhe po hetohen për rastin. Guvernatori i New Yorkut, Bill de Blasio, tha se ishte tronditur nga pamjet dhe premtoi një hetim “të plotë të ngjarjes”. /Telegrafi

 

Lajme të ngjashme

Back to top button