Përse ju duhet burri?

“Derisa njeriu pret nga të tjerët dashuri dhe vëmendje, rron me këtë, ai kurrë nuk do të kënaqet, do të kërkojë gjithnjë e më shumë dhe gjithçka do t’i duket pak. Në fund të fundit ai e sheh veten pranë govatës së çarë, si ajo plaka e cila kërkoi që peshku i saj i artë, të bëhej shërbëtori i saj. Një njeri i tillë nuk ndihet i lirë nga brenda, do të jetë i varur krejt, se si do të sillen të tjerët me të.“ (T. Florenskaja, psikologe)
Një grua e shquar ka shprehur një mendim interesant: “Disa gra qahen, se nuk kanë gjetur burrin e ëndrrave të veta, e të tjera … nga që e kanë gjetur”. Shpesh femra mendon, se po e gjeti burrin e ëndrrave, burrin ideal (atë, që i përshtatet më tepër), atëherë edhe marrëdhëniet e tyre do të jenë harmonike. Sikur, sapo e gjen, do të nisë të ndërtojë me të marrëdhënie sipas skenarit të saj, por shpejt bindet, që lumturi s’ka. Përse?

Problemi është se gruaja, në kërkim të burrit të përshtatshëm, i drejton vetes të njëjtën pyetje: ç’lloj burri më duhet mua? Ajo vëren shfaqjet e jashtme, por as e ka idenë me cilin ka të bëjë në të vërtetë. E kam fjalën, që ajo nuk e ka idenë e burrit nga pikëpamja e veçorive të tij psikologjike. Dhe, kryesorja, nuk arrin ta kuptojë, përse të rrëmojë në gjëra të tilla.

Por, përse me njerëzit më të shtrenjtë, me burrat tanë të dashur, gratë, tregohen kaq të shkujdesura? Mirëpo ja që në jetë marrëdhëniet ndërtohen sipas skemave goxha të ngatërruara dhe humbja e të dashurit sjell pasoja të trishtuara.

Roza Sjabitova, në librin “Të fshehtat e një martese”, shqyrton problemet themelore të ndërtimit të marrëdhënieve harmonike me burrin sipas parimit nga e thjeshta, te më e ndërlikuara. Dhe do ta nis jo nga pyetja “ç’lloj burri na duhet?” por nga pyetja … “përse?”. Përse ju duhet burri? Kur ta kuptoni këtë do të saktësoni edhe atë çka prisni.
Të kuptuarit e faktit se ç’prisni nga burri, do t’ju japë pikat orientuese të veçorive të tij të jashtme dhe vetjake.

Veçoria bazë e burrave qëndron në faktin, që rruga drejt zemrës së tyre nuk kalon nga stomaku, siç thoni ju tani, por nga Uni i tij. Sepse ai është unë, unë, unë…

Ç’është më e keqja, në fazën e njohjes, gruaja e zgjedh partnerin me shenja mirësie dhe ëmbëlsie, pastaj kërkon që ai të bëhet i kamur, me veti luftarake: të fitojë shumë para, të tregojë cilësi burrërore, ta mbrojë, t’i sigurojë më shumë të ardhura, gjatë “zbutjes” ajo arrin vetëm ta vërë burrin para zgjedhjes: ose të bëhet copash, ose t’ia mbathë prej saj sa i hanë këmbët.
Nëse dëshironi që burri juaj të luajë rolin e mbrojtësit dhe siguruesit të të ardhurave, nuk gjeni dot më të mirë se ky.

Kurse po të kërkoni çiltërsi emocionale, humor të mirë me elemente të prirjeve krijuese, pranë jush duhet të keni një burrë i shoqërueshëm dhe i vëmendshëm.
Po të jeni të etur për maturi dhe qetësi, ju duhet një burrë i edukuar.

Me pak fjalë, ju duhet ta kuptoni dhe ta dini mirë se ç’burrë doni, kështu do ta keni të qartë ç’të prisni prej tij kur ta gjeni.

Shumica e femrave kanë një përfytyrim të turbullt se çfarë tipi burri i përshtatet dhe, ndoshta, një përfytyrim më të qartë për burrat që e lënë shpërpërfillëse. Asaj i duket sikur e di, cila është për të zgjedhja e duhur dhe cila jo.

Dijet tona formohen nga informacioni që marrin në shoqëri, bashkë me përvojën vetjake. Shumica e femrave nuk arrijnë ta kuptojnë, që ka më shumë faktorë, për të cilët ato nuk e kanë idenë, çka nuk i pengon këta faktorë të ndikojnë fort në përzgjedhjen e partnerit të tyre dhe i largojnë shumë nga arritja e qëllimit për të qenë të lumtura.

Sa për fillim, ia vlen ta dini, se të dashurohesh me një krijesë njerëzore është krejt ndryshe se të dashurohesh me një ide. Kur kërkojmë dashurinë tonë, në të vërtetë duam të kënaqim një kompleks nevojash. Nevojat kryesore janë nevojat e nivelit fizik, veçanërisht, ato materiale dhe estetike, si dhe nevojat e nivelit emocional. Në nevojat fizike dhe materiale hyn gjithçka, që ka të bëjë me sigurinë materiale dhe seksualitetin e partnerit tuaj. Nevojat estetike janë, si paraqitet dhe sillet i përzgjedhuri juaj. Bëhet fjalë për kërkesa estetike, kur themi, që duam një burrë shtatlartë, të shkurtër, biond, ezmer, të shkathët, artistik etj.
Kërkesat tona emocionale ne i kuptojmë, si rregull, shumë më pak. Këtu përfshihen nevoja për mbrojtje, siguri, ose, në të kundërt, për hapësirë zhvillimi, krijimtarie dhe lirie shprehjeje.
Ka dhe një nivel më të thellë, ai shpirtëror. Nevojat e këtij niveli, pa e kuptuar edhe vetë, i kemi ditur sapo kemi lindur. Pikërisht niveli shpirtëror e përcakton kryesisht qëllimin tonë. Por nuk do të flasim këtu për këtë nivel, sepse atë është mjaft e vështirë ta njohësh, atij vetëm mund t’i besosh, siç besojmë në intuitën tonë.

Kështu që le të shtjellojmë më mirë nevojat estetike dhe emocionale. Sa për fillim, duhet të kuptoni, si punojnë këto dy lloje nevojash në marrëdhëniet tuaja me burrat.

Dëshirat tuaja në temën, si duhet të jetë burri, mund të kenë bazë praktike. Bie fjala, ju mungojnë disa gjëra, (të themi, një shtëpi komode, ose thjesht kushte jete më të mira se ato që keni), prandaj mund të synoni një burrë, i cili do t’ua plotësonte këto mungesa.

Pasi të kënaqni nevojën materiale, ju kaloni në të tjera, bie fjala, në nevojën për afërsi emocionale dhe çiltërsi, çka në çastet e para ka pasur me pak rëndësi për ju. Duke u përqendruar tashmë te kjo nevojë, ju nisni të vëreni, se burri, me të cilin lidhët jetën, nuk është i aftë ta plotësojë atë. Prandaj ai i ka të gjitha shanset ta humbasë fuqinë joshëse për ju. Ndjenja juaj për të ka shumë mundësi të dobësohet dhe ju nisni të mendoni për të ndërruar partnerin.

Për të kuptuar çfarë doni, ose cilat janë nevojat tuaja, mendohuni mirë çfarë kërkesash doni të kënaqni tani (ose në të ardhmen e afërt) dhe, nisur nga kjo, do të kuptoni cili burrë mund t’ju ndihmojë ta arrini këtë dëshirë. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button