Luana e fiksuar pas Adrianit, ai nuk ia var fare

Jo më kot u zgjodh i kuq fustani për “Summer Fest” në Strugë, sepse asaj “ngjyra e kuqe shumë i ngjan” ose më saktë i ngjante dikur.

Të paktën kështu këndoi Adrian Gaxha për Luana Vjollcën pak kohë më parë. Tani janë të ndarë por ajo nuk e fsheh dot “fiksimin” për të. Edhe pse mediat shkruan që do të mbeteshin miq nuk ka ndodhur kështu. Midis Luanës dhe Adrianit tashmë nuk ka as komunikim.

Burime për Indeksonline pohojnë që Gaxha as nuk i ka folur Luanës në Strugë madje edhe pse ajo të nesërmen ka shkuar në Shkup dhe ka bërë fotografi tek lokali i tij,ata nuk janë takuar. Duket se për Luin është e vështirë të harrohet një histori disa vjeçare ndërsa për Gaxhën qënka më e lehtë./ Indeksonline

Lajme të ngjashme

Back to top button