Drogba sërish në Chelsea

Jose Mourinho me siguri nuk e kishte fjalën për Didier Drogba në momentin kur e cilësoi të mbyllur merkaton e skuadrës së tij për këtë verë, shkruan Super Sport.

Jose Mourinho me siguri nuk e kishte fjalën për Didier Drogba në momentin kur e cilësoi të mbyllur merkaton e skuadrës së tij për këtë verë, pasi lojtari nga Bregu i Fildishtë është si i shtëpisë në “Stamford Bridge”. Heroi i “Bluve të Londrës” në finalen e vitit 2012 do të rikthehet të luajë për Chelsean në këtë sezon duke mbyllur përfundimisht aventurën e tij te turqit e Galatasaray. 36- vjeçari pritet të firmosë një kontratë 1-vjeçare në ditët e ardhshme duke realizuar kështu një rikthim të bujshëm në Premier League pikërisht me skuadrën me të cilën arriti sukseset e tij më të madhe e për më tepër duke gjetur në stol një prej trajnerëve të tij të preferuar.

Mësohet se ka qenë vetë Mourinho që ka dhënë ok për rikthimin e sulmuesit, të cilit gjithashtu do t’i rezervohet dhe një post drejtues në shoqëri në përfundim të kontratës së tij. Drogba erdhi te Chelsea në vitin 2004 nga francezët e Marseille dhe qëndroi në “Stamford Bridge” deri në vitin 2012 teksa zhvilloi 226 ndeshje dhe shënoi 100 gola.

Lajme të ngjashme

Back to top button