‘Mourinho nuk bënte dallime në Madrid’

Ish-asistent trajneri i Real Madridit, Aitor Karanka ka insistuar se Jose Mourinho nuk e ka ndarë skuadrën gjatë kohës së tij si trajner i madrilenëve.

Mourinho ka udhëhequr Real Madridin për tre sezoni rradhazi, para se të kalojë tek Chelsea sezonin e kaluar, ndërsa ka pasur spekulime se ai ka bërë dallime ndërmjet lojtarëve, siq është rasti i Iker Casillas.

“Jo, unë nuk mendoj se Mourinho bënte dallime në Madrid. Ajo që ai bëri ishte për të mirën e klubit, pasi ai përpiqej gjithmonë për këtë”.

“Gjithkush flet, si për shembull rasti i Iker Casillas. Vendimi për të mos futur atë në lojë nuk ishte marrë brenda natës. Ne menduam shumë dhe vendosëm se gjëja më e mirë për ekipin në atë moment ishte të mos luanim me Casillas”, tha Karanka për Marca.

Lajme të ngjashme

Back to top button