Shumica e punëtorëve nuk përfitojnë regresin për pushimet vjetore

Vetëm 100 nga rreth 70 mijë kompani kanë paguar regresin për pushim vjetor apo siç njihet ndryshe K-15. Sipas Konfederatës së punëdhënësve  në gjendje më të vështirë për realizimin e këtij detyrimi janë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kurse ka prej tyre që në llogaritë e punëtorëve kanë paguar regresin, por më pas i kanë  detyruar punëtorët që paratë e tërhequra t’i kthejnë tek pronarët.

“Perceptimet dhe kultura e jonë në udhëheqjen e biznesit tregon se ka edhe veprime të tilla. Ne u bëjmë thirrje kompanive që mos të jenë pjesë e praktikave të papërgjegjshme, gjegjësisht për fat të keq kjo marrëveshje kolektive i shtyn kompanitë të ndërmarrin veprime të parregullta. Disa kompani veç më i kanë kërkuar paratë e regresit të paguar nga të punësuarit e tyre”, deklaroi Mile Boshkov, Konfederata e punëdhënësve.

Boshkov u rekomandon pronarëve të mos rrezikojnë dhe në vend që përnjëherë, regresin ta paguajnë me disa këste deri në fund të vitit me çka do ta respektojnë obligimin.

“Më mirë mos t’i dëshpërojnë të punësuarit, le t’u paguajnë regresin për pushim vjetor me këste që ta mbajnë besimin e punëtorëve, që ta ruajnë rregullativën ligjore si dhe të tregojnë se investojnë tek punëtorët e tyre dhe se u intereson standardi jetësorë i tyre”, tha Mile Boshkov, onfederata e punëdhënësve.

Kompanitë që nuk do të paguajnë regres për pushim vjetorë mund të gjobiten prej 1 deri 4 mijë euro për kompaninë dhe prej 500 deri 1000 euro për personin përgjegjës. Sipas marrëveshjes së përgjithshme kolektive të cilën para Viti të Ri e nënshkruan Lidhja e sindikatave të Maqedonisë, Organizata e punëdhënësve dhe Ministria e punës dhe politikës sociale, kompanitë duhet të paguajnë të paktën 40% nga rroga mesatare në shtet ose rreth 8500 denarë si regres për pushim vjetorë.

Lajme të ngjashme

Back to top button