Londër, protestë masive në mbeshtetje të palestinezëve

Rreth 100,000 protestues nga e gjithë Britania janë tubuar në Londër për të protestuar kundër sulmeve të Izraelit në Gaza. Protesta u organizua nga grupi I quajtur “Ndaleni koalicionin e luftës”

Demonstruesit e etnive, racave dhe ngjyrave të ndryshme nga e gjithë Britania, të cilët u përkisnin grupmoshave të ndryshme filluan marshimin e tyre nga Downing Street.

Protestuesit thërrisnin: “Turp të kesh David Cameron!” Dhe “Free Palestine!”

Ata marshuan nën mbikqyrjen e oficerëve të policisë, të cilët ishin duke u shoqëruar edhe nga helikopterët që patrullonin mbi qiellin e kryeqytetit britanik.

E vecanta e këtyre protestave është se aty ishin edhe pjestarë të komunitetit hebre, të cilët mbanin në duar pankartën me thënien e Nelson Mandelës: “. Afrika Jugore nuk mund të ndjehet e lirë deri sa palestinezët janë të lirë”

Mediat britanike janë sulmuar për mbulimin e padenjë të ofensivës së Izraelit në Gaza, e vecanërisht BBC, e cila gjatë tërë kohës është shprehur në favor të Izraelit.

Të paktën 339 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 2,390 janë plagosur, sipas zyrtarëve palestinezë shëndetësor, që kur Izraeli filloi ofensivën gjakatare më 7 korrik. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button