Duhet të ndjekim rrugën e paqes e unitetit

Zhvillimet e fundit në Botën Muslimane kanë qenë të tensionuara mes sunive dhe shiave. Në Irak, Siri dhe në vende të tjera, ekstremistët kanë shkuar aq larg sa të vrasin njëri-tjetrin në emër të Islamit. Ata të cilët deklarojnë si të paudhë muslimanët tjerë dhe vrasin në emër të Sunizmit ose të Shiizmit, është kundër principeve bazike të Islamit. Këto janë akte barbare dhe duhet të luftohen nga të gjithë Sunitë dhe Shiat.

Islami nuk toleron ekstremizmin në asnjë lloj forme. Gjithashtu në natyrën e saj nuk është as dhuna e as terrorizmi. Islami na mëson neve që të jemi të moderuar dhe na urdhëron të ruajmë balancat dhe principet në aksionet tona. Kurani na mëson se ne jemi “populli i mesit” (ummatan wasatah), larg çdo ekstremizmi. Pra jemi të detyruar të promovojmë paqen, drejtësinë dhe barazinë për të gjithë.

Përkundër pretendimeve se Islami mbështet dhunën, kuptimi i fjalës “Islam”, do të thotë “Paqe”. Na mëson të jemi në paqe me veten tonë, me njerëzit tjerë dhe me Zotin, krijuesin e gjithësisë. Kjo paqe arrihet përmes besimit, virtytit dhe veprave të mira.

Kjo është ajo që duhet të jetë një besimtar. “Musliman”, fjalë për fjale, është ai i cili shfaq moral dhe principe univerzale. Pra ai i cili derdh gjakun te njerëzit e pafajshëm, është në kundërshtim të Kuranit dhe Sunetit.

Sunitë dhe shiat besojnë në të njëjtin Krijues dhe ndjekin shembullin e Profetit të tyre, Muhamedit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Këta dy sekte kanë më shumë ngjashmëri sesa diferenca dhe mos pajtime. Të gjithë ne kthehemi në të njëjtën Qabe, kur falemi. Të gjithë besojmë të njëjtat principe të drejtësisë, paqes dhe unitetit. Ne të gjithë besojmë se pas vdekjes do ringjallemi dhe do përgjigjemi për veprat tona në këtë botë.

Sunitë dhe shiat kanë jetuar sëbashku me shekuj. Dallimet historike mes tyre, nuk mund të bëhen shkas për dhunë, ekstremizëm dhe terrorizëm. Shkencëtarët, poetët, filozofët, dijetarët, udhëheqësit tanë shpirtëror, pavarësisht nëse ishin suni ose shia, punonin së bashku për të mirën e njerëzimit dhe ngritjen e kulturës dhe vlerave islame nëpër botë. Kjo ishte një metodë mjaftë e bukur e koekzistencës që ishte atëherë.

Të gjithë sunitë e shiat, duhet të kujtojnë dhe punojnë sëbashku që të zgjedhin problemet e sotshme. Së pari ne politikanët dhe udhëheqësit shpirtërorë, hoxhallarët e imamët, duhet të punojnë më shumë që të sjellim njerëzit më afër dhe t’u mësojmë të tjerëve vlerat që na karakterizojnë si muslimanë. Duhet të qëndrojmë të bashkuar, kundër ekstremizmit, dhunës dhe terrorizmit që me pa të drejtë kanë turpëruar fenë tonë.

Konfliktet e ndryshme në Siri dhe Irak, kanë vrarë me mijëra njerëz të pafajshëm. Ne si Turqi kemi punuar maksimalisht të ndalojmë gjakderdhjen. Ne akoma në vijimësi do mbështesim njerëzit që kërkojnë lirinë, drejtësinë dhe dinjitetin. Ne ua kemi hapur derën më shumë se 1 milion sirianëve, pavarësisht se cilës fe, apo më pak, se cilës etni apo sekt i takonin. Ne kemi ndihmuar në asistencë humanitare tek njerëzit në nevojë, në të gjithë botën. E kemi bërë këtë në emër të moralit dhe etikës.

Është e drejtë, se disa njerëz duan të shfaqin luftën sektare mes botës myslimane. Ata provokojnë komunitetet sunite dhe shia në Irak, Siri, Bahrein, Jemen, Pakistan, Indi dhe çdokund që ti sulmojnë njëri tjetrit xhamiat. Ata manipulojnë shoqëritë që të fusin njerëzit në konflikte. Ata përdorin diferencat e vjetra historike, që të krijojnë mes nesh luftëra moderne.

Kjo është një “fitne” e madhe, që të sjell në kaos shoqërinë myslimane. Të gjithë sunitë e shiat, duhet të qëndrojnë bashkë, për të luftuar këtë fitne mes muslimanëve. Nuk ka përfitime nga luftërat sektare, përveç asaj se humbim fenë dhe vlerat tona. Konfliktet sektare, vetëm se do shtojnë më tepër problemet në shoqëritë tona islame.

Në vend që të luftojmë me njëri-tjetrin, muslimanët duhet të luftojnë kundër padrejtësive, pabarazive, varfërisë, analfabetizmit, korrupsionit dhe jo zhvillimit. Ne duhet ti rikthejmë qytetet e shtetet tona në qendra të dijes, inovacionit, kreativitetit dhe koekzistencës. Ne duhet të shikojmë dallimet tona për të na fuqizuar, duke kujtuar edhe ajetin kuranor, ku Zoti na kujton se pse na krijoi të ndryshëm “O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.“ (49:13)

Sunitë dhe shiat kanë kapacitete materiale dhe shpirtërore që të jetojnë në paqe dhe prosperitet. Nuk duhet të tolerojmë që dallimet tona politike të keqpërdoren nga ekstremistët për të krijuar dhunë, gjakderdhje dhe pa siguri në shtetet tona. Pavarësisht nga ngjyrat e tona politike, statusit ekonomik ose origjinës së shtetit, të gjithë sunite e shiat në të gjithë botën duhet të sjellin dhe promovojnë principet e paqes, bashkimit dhe mëshirës.
Kjo është çfarë na kërkon dhe na mëson Islami. Kjo është ajo çfarë na kërkon vlera njerëzore.

Autori është kryeministër i Turqisë

Përktheu nga anglishtja, enkas për Portalb: Fitim Dika

Lajme të ngjashme

Back to top button